Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2020/05/moti-me-diell.jpg
Moti në Maqedoninë e Veriut
Moti në Maqedoninë e Veriut

Sot në mëngjes moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e shirave të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, ndërsa në pjesët lindore erë veriperëndimore, e cila do të jetë mesatare dhe herë pas here e fortë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 37 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, me kushte për shira afatshkurtër në pjesë të luginës.

Do të fryjë erë e moderuar veriore. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.