Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoni

2022/02/moti-3-780x380-1-696x339-1.jpg

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 4-6m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1 ballë.