Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Kosovë

2018/12/dite-me-bore-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-06.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë, nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.

"Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës", thuhet në njoftim.

Temperaturat  minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius.

Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja.