Please enter at least 3 characters.

Moti sot me vranësira

2017/02/moti-1.jpg

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga vranësira kalimtare. Gjatë orëve të mesditës do të ketë rritje të vranësirave, duke sjellë dhe reshje shiu lokale.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Temperatura më e lartë pritet të jetë 16 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 27 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 -3 ballë . /Telegrafi/