Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, reshje shiu në orët e pasdites

Shqipëria të mërkurën parashikohet të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike me ditët paraprake.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

SHMU njofton se reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/