Please enter at least 3 characters.

Moti në Maqedoni për ditët në vijim

2017/04/shiu-dhe-bubullima.jpg

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga pjesë të ndryshme të vendit, njoftojnë nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Në Shkup, moti do të jetë i ngrohtë. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 15 deri më 32 gradë celsius.

Ditën e premte dhe gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/