Please enter at least 3 characters.

Moti në Maqedoni

2017/05/Moti-1-780x439.jpg

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryejë edhe erë e lehtë perëndimore, ndërsa në fund të ditës do të ketë kushte për reshje të shiut lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 29 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 27 gradë celcius./Telegrafi/