Please enter at least 3 characters.

Mot me shi në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje - lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/