Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

2023/08/te-nxehtit-vapa-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/