Mot i vranët, temperaturat në fundjavë deri në 24 gradë
19/04/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/


