Mos u bë si Nina, vinë reagimet e para për drejtoreshën e papërgjegjshme të Klinikës së Dermatologjisë në Shkup
Mediat kroate kanë nisur të shkruajnë për Nina Caca BIljanovskën, drejtoreshën e cila u infektuar në Itali dhe ka vazhduar të punojnë në klinikë.
"Nina Caca Biljanovska është mjeke nga Maqedonia e cila u infektuar me coronavirus në qendrën skiimore Alta Badia. Ajo ë po çudit opinionin është sjellja e saj pasi u kthye nga skijimi. Biljanovska ka vazhduar të punojë dhe mes tjerash, ajo ka marrë pjesë edhe në seminar, me çka u futën në karantinë më shumë se 200 persona. AJo nuk dëshironte të testohet", shkruan 'Indeks-i' i Kroacisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo media e njohur kroate shkruan se disa kolegë të Biljanoskës kanë kërkuar të testohet nga kthimi i saj nga Italia, por ajo ka kërcënuar me lirim nga puna nëse e denoncojnë.
Për drejtoreshën në rrjetet sociale u publikuan edhe reagime të ndryshme. Në rrjetin social 'Facebook' dhe 'Instagram' po shpërndahen një fotografi nga një lokal ku shkruan 'Mos u bë si Nina, dezinfektohu", si rekomandim për të pastruar duart në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e coronavirusit./Telegrafi/


