Please enter at least 3 characters.

MOS MË LER TË VETME

Elvira Sastre

Poezi nga: Elvira Sastre
Përktheu: Bajram Karabolli

Ruaj shumë gjëra në zemrën time,
Prandaj zemra ime rëndon aq shumë ...

Nëse largohesh,
bëje me zhurmë:
thyej dritaret,
fyej kujtimet e mia ...
hidh përtokë çdo
përpjekje time
për të të arritur,
ndjenjat ktheji në britma,
godit me tërbim ngrohtësinë e braktisur,
qetësinë e vdekur,
dashurinë që nuk rezistoi dot,
shkatërro shtëpinë
që nuk do të jetë më strehë e ngrohtë.
Bëje çfarë të duash,
bëje me zhurmë...
Por mos më lër të vetme me heshtjen time.