Please enter at least 3 characters.

Moratti: Interi mund ta fitojë titullin

2017/11/GettyImages-114930326.jpg
292:"ROME, ITALY - MAY 29: FC Internazionale Milano President Massimo Moratti celebrates after victory in the Tim Cup final during the Tim Cup final between FC Internazionale Milano and US Citta di Palermo at Olimpico Stadium on May 29, 2011 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti beson se nuk është utopike që Nerazurrët të ëndërrojnë për titullin kampion apo Scudetton në Serie A.

Nerazzurrët janë ende të pamposhtur në Serie A dhe fituan ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në mbrëmjen e së dielës.

Kjo fitore e rikthej Interin në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Juventusit në vendin e tretë dhe dy pikë prapa Napolit lider.

Pas kësaj fitore ka folur ish-presidenti i Interit, Moratti, i cili mendon se Interi mund ta fitojë titullin kampion këtë sezon në Serie A.

Interi dhe Moratti kanë fituar shumë së bashku (Getty Images)

“Scudetto? Nuk është utopike”, ka thënë fillimisht Moratti për gazetarët italianë.

“Për fat të mirë është më mirë të mos flasim për këtë sepse Interi po luan seriozisht, është një skuadër solide që po merr pikë nga merita”.

“Ne mund të mendojmë për Scudetton, por kemi filluar me qëllim që të hyjmë në Ligën e Kampionëve, kështu që le të mbetemi aty tani për tani”.

“Jam i befasuar nga rezultatet e Juventusit, ata janë shumë të fortë, por nuk presin rezultate negative”.

“Nuk jam i befasuar nga Interi, sepse si një tifoz i futbollit unë jam një ëndërrimtar i parë”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/