Please enter at least 3 characters.

Moratti: I lumtur me ardhjen e Gagliardinit

2017/01/293579-800-e1484154500794.jpg

Kur ka një zhvillim te Interi, gjithmonë gazetarët kërkojnë edhe mendimin e Massimo Morattit.

Ish-presidenti i zikaltërve në dalje të zyrave të Saras në qendër të Milanos ka folur për transferimin e Roberto Gagliardinit nga Atalanta.

“I lumtur për ardhjen e Gagliardinit? Po, po, shumë i lumtur”, ka thënë Moratti.

“Një italian në mesfushë, i fundit ishte Di Biagio? Tani është një Inter i ri, jam i kënaqur që kemi blerë një lojtar italian të fortë”, ka shtuar ish-numri një i Interit. /Telegrafi/