Please enter at least 3 characters.

Monaco pyet për Turanin

2016/07/ArdaTuran.jpg

Monaco është klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e Arda Turan.Fichajes.net bën të ditur se klubi i Ligue 1 e ka pyetur Barcelonën për situatën e mesfushorit.

Futbollisti turk nuk ka vend të Camp Nou, prandaj është lidhur me një largim nga kampioni i Spanjës.

Plani i Monacos është që ta huazojë Turanin dhe do t’ia jepte pagën e tij të plotë në rast të arritjes së marrëveshjes (prej shtatë milionë eurosh). /Telegrafi/