Momenti më bizar i Eurovisionit u vu në skenë nga komikja Melanie Giedroyc, prezantuesi nuk mund ta mbante të qeshurën
Shikuesit e Eurovisionit u tronditën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të finales së të shtunës, kur komikja dhe prezantuesja angleze, Melanie Giedroyc, u shfaq e veshur si një mjelëse polake pas prezantueses tjetër, Hannah Waddingham, e cila është njëherësh aktore.
Moderatorja me rroba karakteristike “bënte gjalpë” në sfondin e xhirimit të prezantueses, ndërsa për veshjen ishte frymëzuar nga përfaqësueset polake të Eurovision Song Contest nga viti 2014.
BBC e përfshiu këtë fragment në postimin në Twitter të momenteve më qesharake nga edicioni i sivjetshëm i festivalit.
Shikuesit e Eurovisionit nuk mund t’u besonin syve derisa kolegu e Melanie, Graham Norton, përkundër përpjekjeve nuk ia doli të përmbahej.
Në xhirimin e shpërndarë në Twitter, dëgjohet Norton duke qeshur në prapavijë derisa Waddingham pyet publikun: “A do t’i kthehemi garës?”, ndërkohë që Graham shprehet: “Jo, dua ta shikoj Mel Giedroyc”.
Po ashtu, përdoruesit e Twitterit i kanë sugjeruar BBC-së se duhet ta dyfishojë shumën që planifikonin t’ia paguanin asaj për këtë paraqitje. /Telegrafi/


