Please enter at least 3 characters.

Momenti kur vetura që lëvizte me shpejtësi të madhe përplaset me elefantin (Video)

2017/11/1-284.jpg

Një burrë kishte vendosur një kamerë brenda veturës me të cilën po lëvizte me shpejtësi të madhe, e cila filmoi edhe momentin kur u përplas me një elefant që po kalonte rrugën në Tajlandë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhur kur elefanti gjigant befasisht u shfaq në rrugë, duke i pamundësuar që të reagojë në kohë për ta shmangur përplasjen, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq rojën e pyjeve, Utai Bitdtakreu 32-vjeç duke vozitur me shpejtësi të madhe në provincën Nakhon në pjesën verilindore në Bangkok.

Ai po kthehej në shtëpi së bashku me gruan dhe vajzën e tij kur aksidenti i tmerrshëm ndodhi.

Për fat të mirë, Bitdtakreu, gruaja dhe vajza e tij kanë shpëtuar me lëndime te lehta trupore edhe pse vetura e tyre u shkatërruar plotësisht.

Por, është interesant se si edhe elefanti i shpëtoi vdekjes me vetëm disa gërvishtje të lehta në trup. /Telegrafi/