Please enter at least 3 characters.

Momenti kur trajneri i Haye godet një tifoz pas përfundimit të duelit (Video)

2017/03/VZ1X40ox.jpg

David Haye u mposht nga Tony Bellew në O2 Arena, duke befasuar kështu botën e boksit.

Një nga më të dëshpëruarit nga kjo humbje ishte trajneri i Haye, Shane McGuigan, i cili duket se ka pritur një fitore të sigurt.

Në rrugën drejt dhomës së zhveshjes, teksa ekipi Haye po ecte ngadalë, trajneri goditi një fans, i cili më shumë mundësi ishte adhurues i Bellew dhe kështu ishte tallur me ata.

Vlen të theksohet se McGuigan, është djali i kampionit irlandez në WBA, Barry McGuigan. /Telegrafi/