Please enter at least 3 characters.

Momenti kur policët e armatosur deri në dhëmbë futen në restorantin ku janë therur klientët, dhe u kërkojnë qytetarëve që të shtrihen në tokë (Video)

2017/06/3-22.jpg
5:"GCDA2

Një video rrëqethëse ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet momenti kur një grup policësh të armatosur deri në dhëmbë, u bëjnë thirrje qytetarëve që ishin në restorant që të ulen në tokë për shkaqe sigurie.

Pas sulmeve në Londër të gjitha autoritet e sigurisë janë vënë në gatishmëri të plotë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku policët dëgjohen duke u bërtitur qytetarëve "uluni në tokë, më sigurt është", transmeton Telegrafi.

Në tre sulmet në Londër raportohet se janë vrarë shtatë persona dhe mbi 20 tjerë janë lënduar, kur një furgon i bardhë u fut në trotuar dhe shtypi këmbësorët, dhe më pas prej tij dolën disa persona që filluan të therin me thika kalimtarët e rastit.

Në video shihet se si qytetarët e kapluar nga frika fshehën nën tavolina dhe karrige, duke shpresuar se do t'i shpëtojnë më të keqes.

Në një moment disa gota dëgjohen duke u përplasur në tokë, për shkak se klientët që ishin në restorant u kapluan nga paniku. /Telegrafi/