Momenti kur Ergi Dini u shpall fitues i ‘X Factor’ (Video)
22/11/2016
Me zërin e tij mahnitës, Ergi Dini i impresionoi të gjithë që nga dita e parë në konkurrimin e tij në edicionin e tretë të ‘X Factor Albania’.
Djaloshi nga Shkodra, i cili drejtohej nga Altuna Sejdiu – Tuna, që nga fillimi u konsiderua favorit për ta fituar spektaklin, pasi ishte superior ndaj konkurrentëve të tjerë.
Dhe ashtu ndodhi. Në natën finale të garës së vitit 2014, Alketa Vejsiu përmendi emri i tij. Ai ishte fitues i ‘X Factor Albania 3’.
Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Tiranë. Ai ishte 22 vjeç. /Telegrafi/


