Please enter at least 3 characters.

Momenti i aksidentit ku mbeti e vdekur shtatëvjeçarja në Ozdrim të Istogut

2020/01/81481917_477907536231348_8754999891811368960_n.jpg

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në fshatin Ozdrim të Istogut. Në aksidentin e së martës ku u përfshin dy vetura, humbi jetën një vajzë shtatëvjeçare si dhe u lënduan dy persona.Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.Pamjet nga aksidenti:

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, numri i aksidenteve në Kosovë ka shënuar sërish ngritje, vetëm gjatë të martës ndodhën 27. /Telegrafi/