Moment romantik - Vis Pupa takohet me bashkëshorten në finalen e Ferma VIP
Foto: YouTube
16/06/2026
Elvis Pupa është finalisti i radhës i Ferma VIP 3, i cili nuk ka munguar me rrëfimin për jetën.
Krahas anës profesionale, ai ka folur edhe për raportin e ngushtë që ka me partneren e tij, Belindën.
Në fermë në natën finale për ta surprizuar atë erdhi pikërisht partnerja e tij.
Në një ambient romantik, Visi filloi të qante kur pa bashkëshorten, për të cilën e kishte marrë malli shumë.
“Shumë faleminderit për këtë surprizë, për gjithçka që keni bërë”, u shpreh Pupa.
Ndërkaq, konkurrenti i parë që u largua duke u shpallur edhe finalisti i pestë në këtë edicion është DJ Bujaka.
Mbetet për t’u parë se kush do të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh. /Telegrafi/


