Please enter at least 3 characters.

Molliqaj kujton Monin e Arbenin, thotë se Kosovës i duhet një Republikë e re

2017/02/dardani3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kujtuar vrasjen e dy aktivistëve të VV-së, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se tash e 10 vite po dëshmohet përfundimisht që shpallja e pavarësisë duke u bazuar pakon e Ahtisaarit e jo në vullnetin e popullit, po rezulton me një shtet të ndarë etnikisht, me sovranitet të cenuar dhe me ekonomi të privatizuar.

Postimi i plotë:Tash e 10 vite, në Prishtinë ranë dy dëshmorë në demonstratat kundër Pakos së Ahtisaarit. 10 vite nga rënia e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, po dëshmohet përfundimisht që shpallja e pavarësisë duke u bazuar në atë pako e jo në vullnetin e popullit, po rezulton me një shtet të ndarë etnikisht, me sovranitet të cënuar dhe me ekonomi të privatizuar. Prandaj Kosovës i duhet një Republikë e Re. Një republikë që në fundament i ka historinë tonë çlirimtare, të drejtën e popullit për vetëvendosje, si dhe pronësinë e popullit mbi resurset e tij ekonomike./Telegrafi/