Please enter at least 3 characters.

Molliqaj: Emërimi i Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial, vazhdim i kapjes së shtetit nga Klani Pronto

2018/10/Dardan-Molliqaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1540906442228.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kundërshtuar emërimin e Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke thënë se po vazhdon kapja e shtetit nga Klani Pronto.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Bahri Hyseni është një prej protagonistëve të Klanit Pronto, dhe kjo u dëshmua nga përgjimet që iu bënë këtij klani.

Postimi i plotë:VAZHDON KAPJA E SHTETIT NGA KLANI PRONTOEmërimi i Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës dëshmon atë që e kemi thënë qe sa kohë: nuk ka çlirim të shtetit pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto.Bahri Hyseni është një prej protagonistëve të Klanit Pronto. Kjo u dëshmua nga përgjimet që iu bënë këtij klani. Emërimi i tij në krye të Këshillit Prokurorial është vazhdimësi e kapjes së shtetit e në veçanti sistemit të drejtësisë.Nuk mund të ketë drejtësi as zhvillim në Kosovë, përderisa krimi e korrupsioni ka uzurpuar çdo pore të shoqërisë. Nuk mund të ketë shtetndërtim, pa vendosjen para drejtësisë të Klanit Pronto. /Telegrafi/