Please enter at least 3 characters.

Modric: Ronaldo është fenomen

2016/01/modric-ronaldo-sht-fenomen_hd.jpg

 Ronaldo ka shënuar 212 gola në 208 ndeshje për Realin në katër vitet e fundit dhe Modric i cili iu bashkua klubit nga Tottenhami thotë se është i fascinuar nga etika e punës së portugezit.

“Unë e kam ditur se ai është një bishë si lojtar, por shpejt e kuptova se ai është numri një në stërvitje, ose shembull se si të punohet në stërvitje. Ai është fenomen”, ka thënë Modric për Novosti.

Modric shtoi se ai është i bindur për sukses këtë sezon te Real Madridi pas një viti pa trofe te klubi mbretëror. /Telegrafi/