Please enter at least 3 characters.

Modric: Dua të pensionohem te Reali

2018/12/Luka-Modric.jpg
237:"EIBAR, SPAIN - NOVEMBER 24: Luka Modric of Real Madrid reacts during the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid CF at Ipurua Municipal Stadium on November 24, 2018 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjatë verës ishte folur shumë për një largim të mundshëm të Luka Modric nga Real Madridi drejt Interit.

Tani së fundmi këtë zëra janë rikthyer, por është kroati që edhe një herë ai që ia mbyll derën klubit zikaltër.

33-vjeçari fitoi të hënën Topin e Artë dhe me këtë rast foli për të ardhmen e tij, duke shprehur kështu dëshirën për të qëndruar te Los Blancos.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Kam edhe dy vite kontratë shpresoj edhe për një vit tjetër".

"Klubi ka treguar shumë dashuri dhe do doja të pensionohesha te Interi. Familja ime po kënaqet këtu dhe dua të vazhdoj me këtë klub të madh", ka thënë Modric.

Kroati i është bashkuar Realit nga Tottenhami në verën e vitit 2012 për 30 milionë euro (33 milionë funte) dhe që nga atëherë ka qenë një nga lojtarët kryesor te skuadrës nga Madridi.

Në këtë sezon Modric është paraqitur në 19 ndeshje në të gjitha garat, por ende nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/