Please enter at least 3 characters.

Mo Salah bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon? Al Nassr vendos përfundimisht për yllin egjiptian

Al Nassr janë të gatshëm të hyjnë në garë për nënshkrimin e Mohamed Salah, sipas raportimeve nga mediumi saudit “Okaz”.

Raporti thotë se trajneri Jorge Jesus ka dhënë miratimin e tij që klubi të ndjekë yllin e Liverpoolit, i cili pritet të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.

Nëse marrëveshja realizohet, Salah do të bashkohej me Cristiano Ronaldon te Al Nassr, duke krijuar një nga partneritetet më të bujshme sulmuese në futbollin botëror.

Megjithatë, e ardhmja e këtij operacioni mund të lidhet edhe me situatën e vetë Jorge Jesus, i cili – sipas raportimeve – duhet të arrijë më parë marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij.

Al Nassr është rrugës së duhur për ta fituar titullin kampion në Ligën Saudite këtë edicion, ndërsa nëse arrin një fitore ndaj rivalit Al Ahli, atëherë mund të themi se gjithçka është e “kryer”.

Përpos Salah, në listën e Al Nassr janë edhe disa yje të njohur, pasi duan ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën./Telegrafi/