Please enter at least 3 characters.

MKRS ndan 150 mijë euro për stadiumin e Drenasit dhe Pallatin e Kulturës në Gjakovë

2016/01/mkrs-ndan-150-mij-euml-euro-p-euml-r-stadiumin-e-drenasit-dhe-pallatin-e-kultur-euml-s-n-euml-gjakov-euml_hd.jpg

Për këtë janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me kryetarët e dy komunave, Mimoza Kusari – Lila dhe me Nexhat Demakun. Në emër të MKRS-së memorandumin e ka nënshkruar Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi.

Komuna e Gjakovës, bazuar në Memorandum do të marrë përsipër investimin e shumës tjetër që përcaktohet nga kontrata për renovimin e Pallatit të Kulturës.

E njëjta rregull do të vlejë edhe në rastin e investimeve në stadiumit e futbollit në Drenas. Krerët e këtyre komunave, Kusari –Lila dhe Demaku kanë vlerësuar se kjo mbështetje nga MKRS-ja është mjaft domethënëse për zhvillimin e kulturës, respektivisht sportit në këto komuna. /Telegrafi/