Please enter at least 3 characters.

MKRS jep 65 mijë euro për stadiumin e Lipjanit

2016/01/mkrs-jep-65-mij-euml-euro-p-euml-r-stadiumin-e-lipjanit_hd.jpg

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Lipjan, projekt ky i cili do të implementohet përgjatë viteve 2015-2016. Në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 65 mijë euro, ndërsa Komuna e Lipjanit, 25 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Lipjanit, Imer Ahmeti, e vlerësuan këtë projekt me rëndësi për Lipjanin dhe avancimin e sportit në këtë qytet.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po angazhohet që të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është në rrugë e sipër të ndërkombëtarizmit.

Ndërkaq kryetari Ahmeti falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe tha se ky është një projekt tejet i rëndësishëm për Komunën e Lipjanit. /KP/