Please enter at least 3 characters.

Mjeku amerikan që me vallëzimin unik ua rikthen buzëqeshjen fëmijëve të sëmurë (Video)

2018/09/mjeku-1.jpg
331:"Tony Adkins dances with Sophia Emmanuelli, 7, of Camp Pendleton, during his rounds as a physicianÕs assistant at Children's Hospital of Orange County in Orange on Friday, Aug. 31, 2018. Adkins is quickly becoming famous on social media with his dances to entertain sick kids. (Photo by Kevin Sullivan, Orange County Register/SCNG)
18:"Staff Photographer

Mjeku Tony Adkins vërtetë e bën me zemër punën për të cilën paguhet - madje ai arrin të argëton pacientët e sëmurë me vallëzimet dhe lëvizjet e tij interesante.

Neurokirurgu 42-vjeç, ua kthen buzëqeshjen pacientëve duke u dhuruar spektakël derisa ata janë të shtrirë apo në karrocë duke pritur të futen në sallën e operacionit, transmeton Telegrafi.

Adkins nga Orange County nga Kalifornia, është bërë i njohur me metodat e tij të pazakonta që i inkurajon fëmijët të mos dorëzohen derisa janë duke u shëruar.

Ai beson se buzëqeshja dhe vallëzimi ndihmojnë në rezistimin e dhimbjeve gjatë trajtimit, kurse për shkak të lëvizje unike dhe dëshirës së madhe për t'i disponuar pacientët ka fituat epitetin e "mjekut valltar".

Adkins është gjithashtu veteran i luftës, dhe në kohën e lirë viziton pacientët nëpër dhoma të cilët i inkurajon që të ngriten në këmbë që të vallëzojnë me të. /Telegrafi/