Please enter at least 3 characters.

Miu gjigant kaloi pranë klientëve të restorantit në Londër, para se të mbytet mizorisht nga punonjësit (Video)

2018/07/Miu-foto-1.jpg
17:"© News Dog Media

Klientët e një restoranti në Londër, mbetën të hutuar nga një mi gjigant që u kaloi pranë, por u rrëqethën nga veprimi i punonjësve.

Me ta zënë poshtë një dollapi, ata e përplasën atë disa herë, derisa e lanë brejtësin e ngordhur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që është filmuar në fshehtësi, i tregon pjesëtarët e stafit që sillen dhunshëm, megjithëse në prani ka edhe të mitur.

“I paska nervozuar për një kohë të gjatë, prandaj vepruan me mllef”, ka shkruar një komentues.

Nuk bëhet e ditur nëse lokali është kontrolluar nga inspektorët e higjienës, pasi hapësirës i nevojitet një pastrim i thellë. /Telegrafi/