Please enter at least 3 characters.

Mitrovicë, një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij – policia nis hetimet

2021/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicë.

Policia njofton se viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, rreth orës 09:00.

“Mitrovicë 26.07.2022-09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion.

Rasti është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/