Miss Venezuela 2025 sulmohet në Kanë, stilisti i saj arrestohet në vendngjarje
Miss Venezuela Global 2025, Andrea del Val, ka raportuar një incident të rëndë dhune që ka ndodhur në hotelin ku po qëndronte gjatë Cannes Film Festival.
Sipas raportimeve dhe videove të publikuara nga vetë ajo, stilisti i saj, Giovanni Laguna, është përfshirë në një përleshje fizike me të brenda dhomës së hotelit, duke shkaktuar edhe dëmtime të dukshme në fytyrën e saj dhe rrëmujë në ambient.
Në pamjet që ajo ka filmuar menjëherë pas ngjarjes, Del Val shfaqet e lënduar dhe në dhomë shihet një gjendje e trazuar, ndërsa ajo drejton kamerën nga Laguna, i cili ndodhej ende në vendngjarje. Në video ajo e akuzon drejtpërdrejt për sulmin.
Sipas raportimeve nga mediet ndërkombëtare, të ftuarit e hotelit kanë dëgjuar britma dhe zhurma përleshjeje dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë dhe ka arrestuar stilistin në vend.
Autoritetet franceze po hetojnë ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura motivet e konfliktit dhe as statusi i plotë ligjor i të përfshirëve. /Telegrafi/
🇻🇪 Miss Venezuela 2025, Andrea del Val violently assaulted in her hotel room at the Cannes Film Festival
Her celebrity stylist, 33-year-old Giovanni Laguna, was arrested at the scene after other guests reported hearing shouting and sounds of a violent struggle.
Del Val recorded… pic.twitter.com/kc9PAmf2MB
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 22, 2026


