Please enter at least 3 characters.

Minogue flet për herë parë rreth ndarjes prej të dashurit

2017/02/kylie-minogue.jpg

Kylie Minogue, dy javë më parë kishte konfirmuar se është ndarë prej të dashurit Joshue Sasse.

Por, kjo është hera e parë që 48-vjecarja flet për këtë ngjarje në një intervistë për “The Sunday Herald Sun”.

“Nuk ishte e shkruajtur që të ndodhte, por unë do të eci para e lumtur për përvojën. Ndoshta nuk e kam fatin të jem e lumtur përgjithmonë, por e kam provuar dashurinë dhe më pëlqen të jem e dashuruar”, ka thënë ylli i popit australian për “The Sunday Herald Sun.”

Kylie i ka falënderuar mbështetësit për këtë jetë të re që ka nisur, pa dhënë arsyet që e kanë çuar ti japë fund marrëdhënies së saj.