Ministrja në detyrë e Arsimit viziton shkollën “Mitrush Kuteli” dhe Qendrën e Studentëve në Prishtinë
15/09/2025
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën (15 shtator) do të zhvillojë disa aktivitete në Prishtinë.
Ajo fillimisht do të vizitojë Shkollën e Mesme të Ulët “Mitrush Kuteli”, në ora 10:30, për të parë nga afër ecurinë e fillimit të vitit të ri shkollor.
Më pas, nga ora 11:00, ministrja do të vizitojë edhe Qendrën e Studentëve, ku do të vëzhgojë përgatitjet dhe gatishmërinë e institucionit për fillimin e vitit akademik më 1 tetor. /Telegrafi/


