Ministria serbe e Arsimit e njeh Kosovën
30/04/2013
Gjatë promovimit të një projekti për ndërtimin e nanoqendrës teknologjike në Beograd, nga ana e ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradovic, para shumë mysafirëve të ftuar në Akademinë Serbe të Shkencës dhe Arteve, janë radhitur slajde me harta, në të cilat Serbia është prezantuar pa Kosovën, transmeton “Alo”.
Prezantimin e ka bërë ndihmësi i ministrit të Arsimit, Radomir Zikic, e ka arsyetuar këtë duke thënë se në prezantimin grafik është përdorur harta e një pjese të Evropës e marrë nga publikime ndërkombëtare.
“Harta e prezantuar nuk paraqet qëndrimin e politikës tonë shtetërore apo të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kufijtë e shteteve të rajonit”, ka thënë Zikic. /Telegrafi/


