Please enter at least 3 characters.

Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë: Janë siguruar mjetet financiare për programin e HIV/AIDS

2016/01/nj-euml-shpres-euml-ndaj-luft-euml-s-kund-euml-r-hiv-it_hd.jpg

Ministria e shëndetësisë ka reaguar pas protestës së sotme të disa OJQ-ve për uljen e buxhetit për programin parandalues për HIV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se janë siguruar mjete financiare për personat me HIV/AIDS në kuadër të Programit për mbrojtje të popullatës nga HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë.

Më tej, Ministria bënt ë ditur se ilaçet e nevojshme janë siguruar vazhdimisht, ndërkaq ka përfunduar furnizimi i ilapeve edhe për vitin 2017.

Gjithashtu, ministria bën të ditur se është në vijim procedura për furnizim edhe të testeve për terapi antiretrovirusale për vitin 2017./Telegrafi/