Please enter at least 3 characters.

Ministri pjesë e mini-maratonës “Vrapo edhe ti” (Foto)

2016/04/12974280_1155313564487810_2128264228990331275_n-1.jpg

Më 24 prill do të organizohet mini- maratona “Vrapo edhe ti”.

Kjo mini-maratonë, e cila organizohet nga dy bukuroshet Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci, ka qëllime bamirësie.

Kësaj mini-martone pritet t'i bashkohet ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, transmeton Telegrafi.

“Blej një numër, kontribuo, vrapo me 24 Prill, 2016. Fondet i dedikohen Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Shtegu i mini-maratonës do të jetë pesë kilometra, derisa të hollat që do të mblidhen nga kjo garë do të shkojnë për Qendrën për mbrojtje të grave dhe fëmijëve. /Telegrafi/