Ministri Murati-Lenjanit: Ju na keni zbardhë faqen
Sukseset në sport janë duke i arritur me hapa të sigurt, ndërsa nuk e kursejnë veten edhe në promovimin dhe avancimin e pozitës së shtetit të Kosovës dhe kombit Shqiptar në botë.
“Ju na keni zbardhë faqen me paraqitjet tuaja të shkëlqyeshme. Keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin dhe kombin, dhe për këtë keni vlerësimet më të larta, nga unë personalisht, dhe jam i bindur edhe nga gjithë shqiptarët në botë”, tha ministri Murati, duke i uruar Lenjanit suksese të vazhdueshme si dhe arritjen e cakut, ajo është kualifikimi në EURO 2016.
“Lenjani është një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit që të rinjtë e diasporës tanë kanë arritur në fushat e ndryshme në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë”, theksoi ministri Murati.
Ai po ashtu i dëshiroi fat dhe suksese edhe në ndeshjen e radhës me Armeninë, ndërkaq, mesfushori kuqezi falënderoi ministrin Murati për pritjen, dhe u shpreh i kënaqur për vlerësimin që po i bëhet gjatë qëndrimit në atdhe. /KP/Telegrafi/


