Please enter at least 3 characters.

Ministri Lloga diskuton për sfidat e Prokurorisë së Lartë me prokurorin e lartë Mustafa Hajrullai

2023/11/401276146_285091094514488_8000383793492282645_n.jpg

Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga në kuadër të vizitave nëpër gjykata dhe prokurori në mbarë vendin, dje në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, ka takuar prokurorin e lartë Mustafa Hajrullai.

Në takim, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, u diskutuan çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit.

"U bisedua për hapat e ardhshëm që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit por edhe për ngritjen e efikasititit dhe efiktivitetin në punën e prokurorëve publik", thuhet në fund të njoftimit.