Please enter at least 3 characters.

Milwaukee përfundon punë me Celtics, Warriors një fitore pranë eliminimit të Rockets

2019/05/D6GgnEtVUAEK480-e1557382622667.jpg

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Milwaukee Bucks ka përfunduar punën sa i përket takimeve me skuadrën e Boston Celtics.

Bucksat triumfuan kundër Celtics me rezultat 116-91 dhe kështu siguroi fitoren e katërt në këtë fazë të "playoff".

Ndërkohë, kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors është një hap pranë eliminimit të Houston Rockets.

"Luftëtarët" triumfuan para shikuesve të vetë kundër teksasianëve me rezultat 104-99 dhe siguruan fitoren e tretë kundrejt dy humbjeve.

Ndryshe, ndeshja e ardhshme mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/