Please enter at least 3 characters.

Milito: Golat e Icardit do ta kthejnë Interin në Ligën e Kampionëve

2018/03/Diego-Milito.jpg
249:"SINGAPORE - JULY 27: FC Internazionale legend, Diego Alberto Milito (R) signs an autograph during the meet the fan session at the ICC Singapore Fan Zone at OCBC Square on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)
16:"Suhaimi Abdullah

Diego Milito beson se golat e Mauro Icardit do të kthejnë Interin përsëri në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Interi nuk është kualifikuar për Ligën e Kampionëve që nga viti 2011, kur Milito ishte ende '9-shi' i tyre, por argjentinasi është i bindur se Icardi do të marrë vendin e tij dhe do ta kthej lavdinë evropiane për Nerazzurët.

"Këto ngjyra janë brenda meje. Së bashku me shokët e skuadrës, unë kam qenë në gjendje të shkruaj historinë dhe të arrij gjithçka që një lojtar ëndërron", ka thënë fillimisht Milito për Gazzetta dello Sport.

"E di që jam në zemrat e tifozëve, dhe ata gjithmonë do të jenë në mendjen time".

"Icardi? Mauro ka bërë shumë për ekipin dhe me golat e tij, jam i sigurt se do të kthehemi në Ligën e Kampionëve".

"Shtatë vjet pa LK? Unë nuk dua të mendoj për këtë. Rikthimi aty është shumë i rëndësishëm. Do të ishte si të fitosh Scudetton".

"Do të jetë një luftë me dy klubet romake. Ne kemi avantazhin që ne nuk jemi në ndonjë garë tjetër".

"Është e vërtetë se ato mund t'u japin entuziazëm, por ata harxhojnë edhe aq shumë energji", përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/