Please enter at least 3 characters.

Milionat e transferimeve, 10 klubet që fituan më shumë këtë verë

Afati kalimtar veror i vitit 2026 ka vendosur rekorde të reja sa i përket shpenzimeve, veçanërisht në Ligën Premier, e cila prej vitesh është kampionati që investon më shumë në transferime.

Megjithatë, klubet angleze nuk janë vetëm ndër shpenzuesit më të mëdhenj, por edhe ndër skuadrat që arkëtojnë shuma të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve.

Transferimet brenda Ligës Premier kanë qenë veçanërisht të kushtueshme, me disa marrëveshje që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me shifrat e larta të paguara për lojtarët.

Duke u fokusuar te klubet që kanë përfituar më shumë financiarisht nga shitjet gjatë kësaj vere, në krye të listës qëndron Chelsea, nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Dominimi i klubeve angleze është i dukshëm, pasi gjashtë nga dhjetë klubet që kanë arkëtuar më shumë gjatë afatit kalimtar të verës vijnë nga Liga Premier.

Vetëm PSG, RB Leipzig, Sportingu i Portugalisë dhe Strasbourg përfaqësojnë kampionate jashtë Anglisë.

Më poshtë është renditja e plotë e klubeve që kanë gjeneruar më shumë të ardhura nga transferimet gjatë afatit kalimtar të verës:

10 klubet që arkëtuan më shumë

Chelsea – 447.8 milionë euro

Aston Villa – 365.25 milionë euro

Manchester City – 337.02 milionë euro

PSG – 334.03 milionë euro

Newcastle United – 279.1 milionë euro

West Ham – 217.15 milionë euro

Strasbourg – 200.85 milionë euro

Sporting CP – 200.85 milionë euro

Brighton – 192.15 milionë euro

RB Leipzig – 175.75 milionë euro

Chelsea kryeson bindshëm këtë renditje me të ardhura prej 447.8 milionë eurosh, ndërsa Aston Villa dhe Manchester City kompletojnë podiumin.

Në përgjithësi, shifrat e kësaj vere dëshmojnë edhe një herë fuqinë financiare të klubeve të Ligës Premier, të cilat jo vetëm shpenzojnë shuma rekord për transferime, por edhe arrijnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha nga shitjet e lojtarëve. /Telegrafi/