Please enter at least 3 characters.

Miley dhe Kaitlynn morën vëmendje me veshje të njëjta teksa darkuan së bashku në New York

2019/09/carter-cyrus-3-2000-e1568185066810.jpg
374:"Miley Cyrus and girlfriend Kaitlynn Carter hold hands exiting dinner together in NYC Pictured: Miley Cyrus,Kaitlynn Carter Ref: SPL5114877 110919 NON-EXCLUSIVE Picture by: Suzy Creamcheese / SplashNews.com Splash News and Pictures Los Angeles: 310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: +44 (0)20 7644 7656 Berlin: +49 175 3764 166 photodesk@splashnews.com World Rights,
32:"Suzy Creamcheese / SplashNews.co

Një burim së fundmi ka konfirmuar për People se dyshja janë duke jetuar së bashku që pas ndarjes nga bashkëshortët e tyre.

Të enjten, këngëtarja e "Slide Away", 26-vjeçe, dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter, u panë së bashku në New York me veshje të njëjta.

Gjersa po darkonin, Carter shkëlqeu në fustanin e shkurtër të zi, teksa ka vënë në plan të parë këmbët e saj atraktive, ndërsa për dallim nga Carter, Miley ishte veshur me pantallona, bluzë të zezë dhe një palë syze.

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)

Pasi shijuan darkën së bashku, Carter dhe Cyrus ishin fotografuar dorë për dore nga dalja e restorantit Manhattan. Fansat dëshironin të bënin imazhe me yjet, por Miley dhe Kaitlynn dolën nga një anë tjetër.

Ndërkaq, vajzat janë duke shpenzuar kohë më shumë me njëra-tjetrën që nga ndarja nga partnerët e tyre, Brody Jenner dhe Liam Hemsworth. Aktori australian i kërkoi divorc këngëtares me datën 21 gusht, teksa Carter dhe Jenner u ndanë 14 muaj pas martesës së tyre, sipas People.

Në mesin e gjithë këtyre gjërave, ato po jetojnë së bashku 'shumë të lumtura', ka thënë një burim këtë muaj për People. /Telegrafi/

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)