Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus publikon video nga skena e "Sunny Hill": E nderuar të jem këtu sonte, le të shkojmë bashkë Kosovë

2019/08/mi.jpg
200:"INGLEWOOD, CALIFORNIA - JANUARY 16: Miley Cyrus performs at I Am The Highway: A Tribute to Chris Cornell at the Forum on January 16, 2019 in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja me nam botëror, Miley Cyrus, do të ngjitet sonte (e premte), në skenën e festivalit "Sunny Hill".

Ajo do të ketë mundësinë që për herë të parë të performojë në Kosovë, para publikut shqiptar.

Miley, e cila arriti ditën e enjte në Prishtinë, e ndërsa duket e entuziazmuar për performancën e sotme.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtër nga provat, duket treguar ndjehet më se e nderuar që do të ketë mundësinë të këndojë në "Sunny Hill".

"E nderuar që do të këndoj sonte në festivalin "Sunny Hill", dhe të festoj me miken time, Dua Lipa, le të shkojmë Kosovë", ka shkruar Cyrus në Instagram.

Ardhja e një ylli me famë ndërkombëtare në Kosovë, po ndikon që emri i shtetit tonë të përmendet edhe më tepër në mediat e huaja, duke iu bërë promovim shtetit kosovar. /Telegrafi/