Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus arrin në Kosovë

2019/08/67588430_2502563319831935_5635636922220019712_n-1-e1564678844636.jpg

Këngëtarja e famshme botërore, Miley Cyrus, sapo ka arritur në Kosovë.

Ajo ateroi gjatë pasdites së të enjtes në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.

Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, teksa mund ta shihni përmes postimeve që ua sjellim më poshtë.

Miley pritet të performojë nesër (e premte), në natën e parë të festivalit "Sunny Hill".

Ajo vjen për herë të parë në vendin tonë, në festivalin ndërkombëtar të muzikës, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/