Please enter at least 3 characters.

Milani mposhtet në San Siro nga Fiorentina  

2018/12/Milan-Fiorentina-1.jpg
267:"MILAN, ITALY - DECEMBER 22: Federico Chiesa of ACF Fiorentina celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on December 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Getty Images/Getty Images)
12:"Getty Images

Fiorentina ka befasuar Milanin duke i mposhtur në San Siro me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Rossonerëve, por edhe përkundër disa rasteve portat mbetet në paprekura.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Hakan Calhanougli (18') dhe ai i Ricardo Rodriguez (30'), por pa sukses.

Calhanoglu pati një rast të mirë (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin diçka më të mirë nga loja, por mysafirët arritën të gjejnë golin.

Milani provoi në minutën e 58-të me Gonzalo Higuain, por goditja e tij u prit nga portieri Alban Lafont.

Në minutën e 73-të në skenë doli talenti italian Federico Chiesa, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores.

Pas kësaj fitore, Fiorentina e sheh veten në pozitën e shtatë me 25 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e pestë me 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Frosinone, ndërsa Fiorentina e pret në shtëpi Parman. /Telegrafi/