Milani i ndryshon kushtet e ofertës për Ibrahimovicin
209:"MILAN, ITALY - MAY 02: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan during the Serie A match between AC Milan and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on May 2, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
Zlatan Ibrahimovic si lojtar i Milanit (Foto: Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images
24/12/2019
Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë që të kthehet te Milani, duke qenë se kohëzgjatja e kontratës do të varet nga performancat e tij.
Sulmuesi veteran është lojtar i lirë prej se i ka përfunduar marrëveshja me skuadrën amerikane, LA Galaxy.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera, Rossonerët duan t’i ofrojnë kontratë gjashtë mujore me opsionin për ta vazhduar edhe për një sezon të plotë.
Në fillim ishte diskutuar që vazhdimi i kontratës të lidhej me pjesëmarrjen apo jo të Milanit në garat evropiane, mirëpo kjo tash ka ndryshuar.
Ibrahimovic do të mund të qëndrojë për 18 muaj në San Siro në rast se luan mirë në gjashtë muajt e parë, gjegjësisht në pjesën e dytë të këtij sezoni. /Telegrafi/


