Please enter at least 3 characters.

Milani i hapur për transferimin e Rafinhas

2017/06/rafinha-1-e1498772585465.jpg

Milani është i hapur të negociojë me Barcelonën për transferimin e  mundshëm të Rafinhas.

Sipas Calciomercato.com, Rafinha mund të jetë blerja e fundit e Milanit në këtë verë.

Sipas kësaj ueb faqeje, Rossonerët kanë propozuar një huazim më opsion për ta blerë në verën e ardhshme.

Barca nuk është përgjigjur endë në këtë ofertë, por lojtari është i gatshëm të fillojë negociatat me Milanin.

Vëllai i Rafinhas, Thiago Alacatara, luan te Bayern Munich, i cili po ashtu ishte larguar nga Blaugranat. /Telegrafi/