Milani i do 35 milionë euro nga shitja e Kessie
125:"during the Serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on September 29, 2019 in Milan, Italy.
13:"Marco Luzzani
10/11/2019
Franck Kessie është lënë jashtë skuadrës nga Milani për përballjen ndaj Juventusit që zhvillohet sonte në ‘Allianz Stadium’.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është i lënduar, mirëpo Stefano Pioli nuk e ka ftuar atë për takimin kundër Zonjës së Vjetër.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Kessie ka zgjuar interesimin e Wolverhampton Wanderers dhe Monacos, derisa Rossonerët kërkojnë 35 milionë euro nga shitja e tij.
Mesfushori mund të largohet nga San Siro qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi forma e tij në këto javët e fundit ka rënë ndjeshëm.
Wolves tentoi ta transferonte Kessien në afatin kalimtar veror, mirëpo nuk arriti ta materializonte transferimin e tij, e që me gjasë do të tentojë sërish në dimër. /Telegrafi/


